Politike
Si në “Big Brother”/ Surpriza nga ajri për Ramën, kryeministri: Ky është Alketi! Ka që në ’91 që e sheh Shqipërinë nga lart

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në një takim përmbyllës elektoral në Berat, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti në 11 maj.
Ndërsa fliste para mbështetësve të tij, Ramës i erdhi një surprizë nga ajri, njëjti si banorëve të Big Brother.
Rama u ndal dhe buzëqeshi duke thënë se ai është Alket Islami, dhe se ka prej 1991 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe është dëshmues i ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vend
“Po, po! Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur se ka që në ‘91 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë një mbështetës i paepur i PS. Dhe më çon mua herë pas here foto nga lart dhe më thotë ‘a sikur të mund t’i merrja ca nga këta që flasin në tv të shohin nga lart Shqipërinë, sesi ndryshon në mënyrë marramendëse’”, tha Rama.

