Kronike
Si një skenë horror/ Dalin fotot, ja kush është viktima që u mbyt nga vajza e tij, krimi u fsheh nga nëna

Fieri u trondit një ditë më parë nga ngjarja e rëndë ku vajza vrau babanë duke e mbytur me tel.
Anesti Rama, 56-vjeç u mbyt një ditë më parë me tel nga vajza e tij Emanilda Rama, e cila bashkëpunoi me të ëmën për të zhdukur gjurmët. Vajza u arrestua pas ngjarjes, kurse e ëma, e cila pastroi trupin, u arrestua sot.
Ngjarja dyshohet se është planifikuar, sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.
Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.
Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafë nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.
Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.
E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.
Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishej në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohej, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.
Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.
“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.
Dëshmitë tronditëse:
Vajza e dytë e viktimës ka komentuar për korrespodentin eTop Channel, Neritan Trifoni ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit. Vajza e cila jetonte jashtë, tha se fliste shpesh me ta në telefon dhe nuk kishte parë asnjë shqetësim.
E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë.
Babai jetonte në shtëpi apo kishte një dhomë veç?
E bija e viktimës: Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra.
Kryeplaku i fshatit është shprehur se të gjithëve në zonë u ka ardhur keq për vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama.
“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur.
Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty. Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private.
Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi ,rri dhe punonte ai i shkreti. Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’.”, tha ai.
Nga ana tjetër, kunata e Anesti Ramës ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e viktimës me gruan dhe vajzën që i morën jetën. Ajo shprehet se i ndjeri punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajza, pasi ai nuk i njihte paratë.
“Në dijeninë time… si të tërë që kanë probleme në shtëpi. Kishin probleme, se tani çiftet kanë problem. Çupën s’e njoh mirë se kam qenë në Greqi. Ai punonte, por nuk i njihte lekët. Lekët e atij i merrnin vajza dhe gruaja. Ai nuk shikonte lekë me sy, se sa lekë kishte.
Jetonin në bashkë në shtëpi, por në dhomë më vete. Nuk kishin marrëdhënie si burrë e grua. Për çupën s’kam çfarë të them… kam qenë e ikur (jetonte në Greqi).
Në fillim mora vesh që i ranë infarkt, pastaj thanë që e kanë bërë ato. Thashë me vete që s’ma merr mendja që e kanë bërë ato. Viktima nuk e meritonte këtë fund. “, u shpreh ajo.
Nipi i viktimës tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.
“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai.
Fqinji i Anesti Ramës, i cili u vra një ditë më parë nga vajza e tij në fshatin Frashër të Fierit tha se famijarët e trajtonin shumë keq.
Ai u shpreh se ai nuk dinte të shkruante dhe lexonte dhe se vajza e gruaja kishin prokurë që t’i tërhiqnin rrogën që merrte nga puna që bënte në firmë.
Fqinji: Nuk e trajtonin fort mirë, punonte në një firmë, ai nuk dinte shkrim e këndim, e kishin bërë me prokurë që të tërhiqnin lekët nga banka, ajo që thotë vajza që nuk më jepte lekët janë rrena, gënjeshtra, hanin ça u donte qejfi, unë si komshi kur kisha naj kontakt i thoja e ushqeni apo jo se ishte dobësuar shumë, thoshin jo i japim, mund t’i kenë edhe gënjeshtra, i bërtiste, ziheshin shumë, debate, dëgjohej zëri deri këtu. Para disa vitesh kam pasur vetë kontakt policie, u ankuan ata për dhunë ndaj të shoqit, ai nuk ishte i dhunshëm, ata e vunë para, ai ishte njeri dede, e trajtonin shumë keq, gratë punonin nëpër sera, punonin dhe siç punonin ashtu i bënin rrush e kumbulla, sot kishin nesër nuk kishin, para disa ditësh erdhi bisedoi me ne, bëmë shaka, ai ishte njeri që nuk ngacmonte, punonte me rrogë mujore, nuk ishte i dhunshëm, as alkoolist.
Pse mund ta kenë bërë?
Fqinji: Karakteri i dobët i njeriut, njerëz të paditur, njerëz me psikologji të dobët, ajo çupa ishte pak…, çfarëdo gjëje që ndodhte në fshat merrte pak zjarr, kurse e ëma kishte vite që nuk e donte, këtej e 20 vite ajo nuk flinte me bashkëshortin.
Atë e kishin nxjerrë në dhomë tjetër?
Fqinji: Po në një dhomë tjetër flinte, flinte veç, një dhomë e vogël.

