Aktualitet
Si po festojnë shqiptarët Vitin e Ri? Teliti: 300 gram djathë, 3 kokrra domate dhe…
Në ‘Opinion’ në News24 është diskutuar lidhur me situatën ekonomike në vend dhe si do e festojnë sot shqiptarët natën e ndërrimit të viteve.
Dorian Teliti, ekspert për Çështjet Ekonomike në PD, tha se shqiptarët e kanë të vështirë ë mbushin tavolinat. Ai tha se realiteti nuk janë propaganda e Qeverisë apo broçkullat për shpërndarje bonusesh.
“Sipërmarrësja vendase po falimenton. Nuk kemi investitorë të huaj, çmimet po rriten, 46 % e shqiptarëve janë në varfëri. Si mundet të festojnë shqiptarët? Sot pashë një çift të moshuarish pensionistë që morën 3 kokra domate, 300 gram djathë dhe një pulë më pak se 1 kg. Kjo është ajo që përjetojnë sot pensionistët shqiptarë, përtej broçkullave dhe përrallave të qeverisë”, tha Teliti.