Connect with us

Kronike

Si ra në kurth Vis Martinaj? Gazetari: Bashkëpunuan kundështarët për ta hequr qafe

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar skemën se si kundërshtarët e Ervis Martinaj arritën ta fusnin atë në kurth. Ai tha se bëhet fjalë për një ngjarje të cilën vetë nuk e ka hasur as nëpër filma apo libra që ka lexuar pasi kundërshtarët e Martinaj janë treguar aq të zgjuar saqë nuk i kanë lënë atij hapësirë të dyshonte se i kishin ngritur kurth. “A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshme e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë shumë të zgjuar, unë s’e kisha hasur as nëpër filma e libra që kam lexuar, ata marrin një nga kundërshtarët kryesorë të tij në marrëveshje dhe i ngrenë një grackë. Ata e lidhin në një karrige dhe me miratimin e tij fillojnë ta filmojnë kur dy persona e qëllojnë dhe e bëjnë gjak realisht këtë njeri. Ata i çojnë video Vis Martinaj dhe i thonë këtë po kërkon ti? Hajde e mere se e kemi ne. Ai i bindur nga videoja që ishte krejtësisht origjinale, ra në kurth dhe ata e kapën dhe kjo është historia e tij. Kjo është histori që policia pa dyshim e di, ka vajtur edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë provë”,-tha gazetari Dervishi në emisionin “Review”

Advertisement