Connect with us

Pinknews

Si rradhë herë Meri Shehu flet për jetën e saj private: Lindja e vajzës ishte lumturia më e madhe

Nuk flet kurrë për jetë private në ekran, edhe në rastet e rralla që është pyetur, ka ditur të shmanget me shumë kujdes. Nuk ka dëshirë të ndajë me publikun atë tjetër të vetes edhe për shkak se duhet të respektojë pjesën tjetër jashtë ekranit. Megjithëse hyri në Big Brother për të treguar një profil tjetër të vetes, sërish Meri u kujdes që gjithçka ta kishte brenda masës dhe etikës së saj televizive. Megjithatë, Meri Shehu nuk flet vetëm për astrologjinë.

Meri foli pak më shumë edhe për ndjesinë e saj në momentin kur u bë nënë për herë të parë.

Duke respektuar dëshirën e saj, Rudina Magjistari i kërkoi astrologes të përshkruante vetëm ndjesitë e momenteve të bukura e më konkretisht, lindjen e vajzës. Meri tha se ka qenë një lumturi e pakrahasueshme me asgjë tjetër dhe se ajo nuk e ka ndier më.

“Thonë që kur lind një fëmijë disa e përjetojnë keq, por unë aty kam ndier lumturinë më të madhe. Në kishte ndjenjë lumturie që mund të jetojë një njeri… aty fluturoje! Nuk e di, ta jep natyra, ta jep momenti, ta jep instinkti, por unë lumturi të tillë nuk kam ndier më. Aty e kam prekur, them që ajo ishte një lumturi që ata që e kanë jetuar ta mbajnë mend, por ata që s’e kanë jetuar, ta provojnë. Vetëm ai moment pas lindjes, që kishe një lumturi të paparë, nuk ka të krahasuar. Unë s’e kam përjetuar më. Çfarëdo sadisfaksioni pune, personal, çfarëdolloj gëzimi tjetër, nuk ma ka dhënë atë lumturi që unë kam ndier atëherë”.

Astrologia tregoi edhe për marrëdhënien nënë-bijë, që duket se bazën më të fortë ka besimin. Ajo tha se e bija e shikon gjithmon me sy kritik. Duke qenë artiste në profesion, me natyrën kreative, ajo e orienton dhe e drejton të ëmën në forma të ndryshme.

“Thjesht më menaxhon, më drejton në mënyra të ndryshme me idetë dhe unë e besoj. I vetmi njeri që besoj është ajo”.

Advertisement