Connect with us

REAGIM

Si rrëzohet Rama? Revoltohet Andi Bushati: Me kallashnikov në dorë si në ‘97-n

Analisti Andi Bushati tha se mënyra e vetme për të larguar Edi Ramën është një revolucion i vërtetë si ai në 97, kur populli, sipas tij, riktheu demokracinë nga një diktator si Sali Berisha

“Ose siç kemi rikthyer demokracinë në 97 nga një diktator si Sali Berisha, me kallashnikov në dorë. Rikthyem demokracinë me kallashnikov në dorë”, tha Bushati teksa replikoi me Endri Shabanin.

Sipas këtij të fundit, për të rrëzuar një qeveri duhen protesta të vazhdueshme, konstante, popullore.

“Shoqëria nuk rezonon me protestën e opozitës, është protestë e izoluar, se kjo opozitë nuk komunikon me shoqërinë, nuk e përfaqëson opozitën”, tha Shabani.

Bushati u shpreh se kryeministri Edi Rama është një autokrat dhe diktator, i cili duhet hequr qafe.

“Problemi është kush po na vjedh, kush po shkatërron demokracinë, kush po na kthen një shekull mbrapa. Ne themi, a mund t’i shkojnë njerëzit Sali Berishës mbrapa?

Jo, nuk është ky debati, por përsa kohë, njerëz shumë të errët si Sali Berisha dhe Ilir Meta, a kanë të drejta të barabarta në këtë vend, që të zgjidhen dhe të zgjedhin njësoj si gjithë qytetarët e tjerë?

Jo. Nuk mund të flitet për zgjedhje, për SPAK, pa hequr qafe autokratin dhe diktatorin që i ka tredhur të gjitha këto”, theksoi ai.

Bushati i bëri thirrje Berishës që të futet në grevë urie kundër qeverisë së Edi Ramës ndryshe e ka të humbur betejën.

Sipas Bushatit opozita është e detyruar të sillet në këtë mënyrë se i hiqet edhe e vetmja e drejtë që kanë, ajo e fjalës.

“Opozita po kërkon komision hetimor për diçka për të cilën po zien e gjithë bota dhe kush është reagimi, 10 deputetë përjashtohen. Kemi arritur në një absurd. Po të isha unë do kisha thënë që të braktisnim parlamentin, ose të futen grevë urie në atë parlament.

Jemi përballë një regjimi që do t’i heqë njerëzve të drejtën e fjalës. A duhen debatuan këto gjëra në këtë vend apo do bëhemi delet e një njeriu.  Edhe ato 3 fishekzjarrë dhe ato bilbila i shoh si reagim ndaj kësaj”, tha Bushati.

Advertisement