Bota
‘Si simbol i ligjit’/ E papritur, Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq që u mbyll në vitin 1963

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë thirrje për rihapjen e burgut famëkeq që u mbyll në vitin 1963, Alcatraz.
Trump tha se Amerika ishte “pllakosur nga shkelës të egër, të dhunshëm dhe të përsëritur të krimeve” në një postim në rrjetet sociale Truth Social.
Ai shtoi se kur SHBA-të ishin “një komb më serioz”, ato “nuk hezituan të burgosnin kriminelët më të rrezikshëm”.
“Kjo është arsyeja pse, sot, po i drejtoj Byrosë së Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare, që të rihapin një Alcatraz të zgjeruar dhe të rindërtuar në mënyrë të konsiderueshme, për të strehuar shkelësit më të pamëshirshëm dhe të dhunshëm të Amerikës”, shkroi ai.
Trump tha se rihapja e burgut të San Franciskos do të “shërbente si simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë”.

