Lifestyle
Si të bëjmë akullore të freskët në kushte shtëpie
Përgatitet për pesë minuta dhe është shumë e mirë.
Nëse nuk keni liker në shtëpi, më mirë mos e bëni. Nxirreni nga frigoriferi dhe konsumojeni menjëherë, sepse shkrin shumë shpejt.
Përbërësit
1 kuti qumësht “Panda” (400g)
500ml panë e ftohtë nga frigoriferi
1 bustinë vanilje
2 lugë gjelle liker “Vov” ose “Marsala” ose “Limoncello” ose çfarë ju ndodhet në shtëpi, sepse akullorja ka shije vanilje dhe pranon çdo lloj likeri.
Përgatitja:
Rrahim panën me rrahësin elektrik derisa të bëhet si shkumë jo shumë e ngrirë. Shtojmë qumështin “Panda” pak nga pak, të cilin e kemi përzier më parë në një tas me likerin.
I përziejmë me kujdes me spatul duke bërë lëvizje nga poshtë lart.
Masën e hedhim në një kuti me kapak që duron temperaturën e ngrirjes. (Unë përdor kutitë që kam blerë më parë me akullore.) Akulloren e lëmë në ngrirje për 7-8 orë. E shërbejmë sipas dëshirës; me reçel, copa frutash të freskëta e të tjera.