Lifestyle
Si të përgatisni zbardhuesin e rrobave në shtëpi
Përveç kësaj, ky zbardhues i bërë në shtëpi është shumë më i shëndetshëm se mjetet e blera në dyqane
Ky zbardhues është i përshtatshëm vetëm për rroba të pambukta dhe të lirit, domethënë që pëlhura patjetër të jetë natyrale, jo sintetike.
Procesi zgjatë pak, me këtë metodë rrobat mund t’i bëni të bardha sikur janë blerë.
Përgatitja e zbardhuesit në shtëpi
Ngroni ujin në rreth 70 gradë Celsius, duhet të jetë shumë i ngrohtë. Nëse nuk keni termometër dhe nuk mund të përcaktoni temperaturën, atëherë fokusohuni në ujin e ngrohtë i cili rrjedh nga rubineti në apartament të zakonshëm.
Temperatura duhet të jetë 60 – 75 gradë Celsius. Kjo është temperatura që na nevojitet.
Hidheni në një legen apo kovë prej 5 litrash. Shtoni 2 lugë peroksid hidrogjeni më të zakonshëm 3%, përzieni dhe lini anash gjërat që duhen zbardhur.
Lëreni për 20-30 minuta, më pas shpëlajeni artikullin në ujë të ngrohtë të pastër dhe thajeni si zakonisht, ose thjesht lajeni me makinë si zakonisht.
Siç mund ta shihni, metoda është më e thjeshta dhe më efektive. Rezultati nuk është më i keq, dhe ndonjëherë edhe më i mirë, se zbardhuesit e shtrenjtë të blerë në dyqan. Rrobat pas njomjes së tillë janë të bardha si bora, zverdhja zhduket.