Connect with us

Politike

Si zgjidhet kriza brenda PD? Agron Gjekmarkaj tregon formulën

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i ftuar në “Real Story”, përballë gazetarit Sokol Balla u shpreh se çdo votë qytetare duhet konsideruar dhe partia ku bën pjesë ai nuk e ka luksin të etiketojë pjesë të saj si anti-amerikane. Ai beson se rruga drejt kapërcimit të ngërçit aktual është krijimi i një “opozite federative”. “Ai [Sali Berisha] e ka tejkaluar vetveten në raport që ka pasur me njerëzit. Bindja ime është që Berisha nuk e tejkalon më numrin e votuesve që ka marrë më 14 maj dhe që nuk është numër i pamjaftueshëm për të ardhur në pushtet, por në të njëjtën kohë është një numër substancial, dhe nuk ke luksin të thuash se ne këta njerëz nuk i duam dhe këta janë anti-amerikanë. Janë votues opozitarë.  Një pjesë janë militantë, një pjesë janë shoqëri. Ka përsëri grupime qytetarësh që janë larguar nga PD dhe duhen kthyer, dhe kush janë përfaqësuesit që i kthejnë ata?  Janë një grup i vogël mendoj unë rreth Bashës. Edhe vota e vetme e një qytetari duhet konsideruar. Nuk kam optimizëm të theksuar në këtë histori, por nuk jam aq pesimist sa të fshihemi dhe të themi  që është mbaruar kjo çështje. Mund të tentojmë të realizojmë një opozitë federative. Unë idetë e mia po i hedh”, tha ai.

Advertisement