Connect with us

Aktualitet

Si zyrtari i Financave i kaloi 48 mln lekë në llogari Ilir Thanës

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave ishte në dijeni se pagesa e detyrimit ishte kryer e plotë, por vijoi me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit.

Kështu konkludojnë prokurorët e SPAK në hetimin që çoi në pranga sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj.

Sipas dosjes, personi nën hetim Ilir Thana rezulton se ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash. Thana kishte dijeni se ekzekutimi i vendimit gjyqësor është bërë i plotë nga Ministria e Financave në vitin 2015 dhe ka tërhequr këtë shumë në të njëjtën ditë që shuma është derdhur në llogarinë e tij.

Thana rezulton se më 2 dhjetor 2005 ka shitur të njëjtin objekt për të cilin më tej ka kërkuar vënien në ekzekutim dhe është bërë vlerësimi në rreth 150.000.000 lekë.

 

 

Organi procedues konstaton se funksionarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë bërë të mundur kalimin deri në këtë moment të shumës prej 48.118.366 lekë në llogarinë e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti.

Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.

Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.

Ministria e Financave ka mbajtur korrespodencë me INSTAT lidhur me evidentimin e koeficentëve të rivlerësimit lidhur me indeksimin e vlerës së parasë (LEK) për periudhën 1992-2015 dhe INSTAT ka kthyer përgjigje duke u bërë dhe përllogaritja e plotë që ka çuar në pagesën dhe ekzekutimin vullnetar të detyrimit nga Ministria e Financave në llogarinë e personit nën hetim Ilir Thana.

Nga aktet rezulton se nga ana e Ministrisë së Financave është arsyetuar drejt në vitin 2015 lidhur me dispozitivin e vendimit të gjykatës dhe kuptimin e termit të indeksimit të parasë për të bërë pagesën për personin nën hetim Ilir Thana.

Kjo rezulton nga MEMO nr.904 datë 02.02.2015 dhe MEMO nr.904/2, datë 2801.2015.

Më datë 21.06.2022 në Ministrinë e Financave përpilohet MEMO me nr.11813 lidhur me depozitimin e urdhrit për vendosjen e sekuestros konservative mbi detyrimet që personat e tretë kanë ndaj debitorit të përmbaruesit privat Besnik Bajraktari.

Kjo MEMO rezulton se është drejtuar shtetases Roza Naumi me detyrë drejtore e Financës dhe Buxhetit, Drejtorit të Mirëadministrimit të burimeve njerëzore dhe Shërbimeve, Shqipe Nushi e sektorit të ankesave administrative dhe Gjyqësore dhe konceptuar nga Ornela Braçe si specialiste.

Sipas akteve bashkëlidhur kësa MEMO, rezulton dhe provohet tërësisht se personit nën hetim Ilir Thana në vitin 2005 edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pa qenë pronar ka shitur objektin magazinë shtetasit Koço Xhani.

…Sipas akteve bashkëlidhur kësaj MEMO, rezulton dhe provohet tërësisht se personi nën hetim Ilir Thana në vitin 2005 edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pa qenë pronar ka shitur objektin magazinë shtetasit Koço Xhani.

Në këto rrethana Ministria e Financave ka pasur dijeni minimalisht se objekti ishte shitur nga Ilir Thana dhe se nuk duhet të pranonin dhe të ekzekutonin një kërkesë të përmbaruesit gjyqësor që kishte vlerësuar një objekt dhe një truall në vlerën e rreth 82.000.000 lekë.

Në MEMON nr.16935, datë 14.09.2022 të konceptuar nga Alma Veterniku, drejtuar Arlind Gjokutës, me detyrë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, miratuar nga Roza Naumi, drejtore e drejtorisë së buxhetit dhe menaxhimit financiar dhe konceptuar nga Alma Veterniku, përgjegjëse e sektorit të kontabilitetit dhe financës.

Sipas kësaj MEMO, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është vënë në dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plotë.

Pavarësisht kësaj MEMO është vijuar me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit.

Organi procedues në kushtet kur ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare të shtetases Shpresa Prifti (motra e Ilir Thanës) dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit të kontraktuar nga Ilir Thana si dhe kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore të hapura, të cilat dyshohet se kanë informuar personin nën hetim, si dhe nisur nga fakti se personi nën hetim ka tërhequr për një kohë të shkurtër rreth 23.000.000 lekë të vjedhura nga buxheti i shtetit, çmon se ka rrezik të ikjes së këtij personi.

Nisur dhe nga fakti se Ministria e Financave ka vijuar dhe pranuar për ekzekutim kërkesën e përmbaruesit.

Advertisement