Connect with us

Aktualitet

SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

Vitet kalojnë por besimi i shqiptarëve ka ardhur gjithmonë në rritje, vit pas viti. Po flasim për SIGAL UNIQA Group Austria-n, kompaninë e sigurimeve të themeluar në vitin 1999 por që edhe sot vijon të lidere e vërtetë e tregut të sigurimeve në Shqipëri. Sipas raportit të AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2023, SIGAL UNIQA, pjesë e UNIQA Insurance Group, rezulton më e besuara tek shqiptarët për Sigurimet e Jo-Jetës, Sigurimet e Jetës, Sigurimet e Detyrueshme dhe ato Vullnetare. SIGAL UNIQA Group Austria është gjithashtu edhe kompania e sigurimit me më  shumë dëme të paguara. Në Sigurimet e Jo-Jetës SIGAL UNIQA kryeson me 27% nga 8 kompani që operojnë këtë treg. Ndërsa për dëmet kryeson me 23%. Sa i përket dëmeve në vlera konkrete, për periudhën janar-shtator 2023, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar tek klientët e saj mbi 1 miliard lekë dëmshpërblime. Edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas sigurimeve të detyrueshme dhe ato vullnetare, sërish SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve. Në Sigurimet e Jetës, kryesimi i SIGAL Life UNIQA është evident. Ajo mbetet lider në treg duke zënë afro 46% të totalit. SIGAL Life UNIQA nuk ka rivalë as në dëmshpërblimin e klientëve teksa ka paguar 52% të totalit të tregut. Thënë në shifra konkrete, nëse 4 kompanitë së bashku kanë paguar mbi 214 milionë Lekë, ajo rezulton të ketë paguar mbi 111 milionë Lekë.

Kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, nuk është thjesht më e madhja dhe më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut por edhe një ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore. Sipas “Top SEE 100 Insurers”, publikuar nga “See News”, SIGAL UNIQA, e cila gjatë vitit 2021 rënditej në vendin e 51,  është rritur me 3 pozicione për vitin 2022 duke hyrë në Top 50 (vendi 48). Grupi “SIGAL UNIQA” ka shënuar rritje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova rënditet në vendin e 92-të nga vendi i 98-të (2021), ndërsa UNIQA në Maqedoninë e Veriut është në pozitën e 85, duke u përmirësuar me dy pozicione krahasuar me një vit më parë. 

 

PSE KY BESIM I PALËKUNDUR TEK SIGAL UNIQA Group Austria?

Shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri. Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2400 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë në mbi 1200 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europiane duke qenë pranë mbi 1,2 milion klientëve atëherë kur ata kanë më shumë nevojë. Ndaj, edhe sot, pas afro 25 vjetësh në treg, kjo kompani mbetet adresa numër 1 për cilindo qytetar që do të sigurojë jetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku 

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: info@uniqa.al 

Whatsapp: 068 60 62 829

Advertisement