Connect with us

Kronike

Siguroi targat për atentatin në Don Bosko, Sherrniku: I vodha në Gjermani për Vis Martinajn

Nikoll Sherrniku i akuzuar si personi që siguroi mjetet e përdorura në atentatin ndaj Fatjon Muratit, në Don Bosko është njohur me masën e sigurisë së “Arrestit me burg”. 28-vjeçari nga fshati Fushë-Kuqe akuzohet se ka vjedhur në Gjermani 3 targa makinash të cilat janë përdorur në atentatin ku mbeti e vrarë banakierja, Mimoza Paja. Edhe pse i riu ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje, pronari i servisit ku ai vodhi targat ka një tjetër version. Shqiptari nga Kosova Gazmend Jakupi, pronari i servisit ku Sherrniku punoi për vetëm 10 ditë bashkë me disa miq të tij, ka treguar se i riu ka vjedhur targat për Ervis Martinajn. Jakupi ka thënë se ka qenë vetë Sherrniku, ai që i ka thënë mikut të tij se targat do t’ia dorëzonte në Shqipëri Ervis Martinajt për ta shpëtuar nga policia pasi me të kishte lidhje të ngushtë miqësore. Një prej targave që ai vodhi në servis u përdor për kryerjen e atentatit të 12 marsit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse dy targat e tjera që ai solli nga Gjermania janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale apo jo. Nikoll Sherrniku i cilësuar si “Ushtari i Martinajt” ishte shok i ngushtë i Brilant Martinajt, nipit të Ervis Martinajt i cili u ekzekutua në 17 korrik.

Advertisement

TRENDING