Bota
“Sillen keq me ne”/ Trump kërcënon BE me taksa: Do vendosim drejtësi!
Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar stuhi në politikën botërore. Trump, kërcënoi se administrata e tij po diskuton tarifat e reja për mallrat kineze deri më 1 shkurt, duke ngritur spektrin e një lufte tregtare hakmarrëse me ekonominë e dytë më të madhe në botë. Në të njëjtën konferencë, presidenti veçoi Bashkimin Evropian për çekuilibrat shqetësues tregtarë me SHBA-në dhe gjithashtu u zotua se do t’i godasë ato me tarifa në një moment.
“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq me ne. Ata na trajtojnë shumë shumë keq. Ata nuk marrin makinat. Nuk na i marrin fare makinat. Ata nuk i marrin produktet tona të fermës, në thelb… Pra, ata do të kenë tarifa. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u rikthyer. Është e vetmja mënyrë për të arritur drejtësi. Ju nuk mund të keni drejtësi nëse nuk e bëni këtë”, tha Trump.
Një vendim i tillë nuk është vendosur ende nga qeveria amerikane, por nëse do të ndodhë zyrtarët e BE-së duket se nuk do t’i gjejë të papërgatitur, siç kuptohet nga eurokomisioneri për ekonominë.
“Në aspektin strategjik është e rëndësishme që BE dhe SHBA të punojnë së bashku. Ne po punojmë me administratën e re amerikane për të gjitha këto çështje, por është gjithashtu e qartë se ne jemi gati të mbrojmë vlerat, interest dhe të drejtat tona nëse do të jetë e nevojshme. Nëse do të jetë nevoja që të mbrojmë interest tona ekonomike në do të përgjigjemi në mënyrë proporcionale”, tha komisioner Europian për Ekonominë, Valdis Dombrovkis.
Në vitin 2023, BE eksportoi më shumë se 502 miliardë euro mallra drejt SHBA ndërsa volumi i importit kalon shifrën 340 miliardë euro sipas shifrave të Komisionit Evropian. Po ashtu ai kërcënoi të vendosë taksa dhe tarifa deri në 25% për Meksikën dhe Kanadanë.