Connect with us

Politike

‘Sillni prova’/ Manipulim i zgjedhjeve në Belsh, KAS i lë afat ‘Bashkë Fitojmë’ deri të…

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka lënë afat koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Belsh deri të hënën që të këqyrë materialet filmike dhe të paraqesë si prova për manipulimin e fletëve të votimit. Në mbledhjen e sotme, KAS ka vendosur që t’i japë më tepër kohë koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Të sjellë provat fizike pastaj do marrim vendim nëse do të hapen kutitë apo jo,”-thanë përfaqësuesit e KAS.

“Bashkë Fitojmë” kërkon për bashkinë e Belshit, rinumërim të votave në të gjitha qendrat e votimit për këtë bashki, si dhe shpalljen e pavlefshme të procesit të votimit në burgun ‘Kosovë’ në Lushnje, pasi sipas opozitës kanë votuar edhe persona që nuk kanë pasur të drejtë të ushtrojnë votën për disa arsye.

Advertisement