Connect with us

Rajon

Simbioza treshe dhe metodat e Stalinit që pëlqehen nga dy Aleksandër të vegjël në Serbi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vulin, tashmë e ka kaluar kufirin e sjelljes së denjë për funksionet publike që mban, të cilat iu caktuan nga Presidenti i Serbisë dhe partia në pushtet përkundër skandaleve të shumta dhe sanksioneve amerikane.

Si zyrtar shtetëror, ai vizitoi Moskën gjatë së cilës vendosi lule mbi varrin e ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Josip Visarović Stalin.

Ky akt ndoshta privat i Vulin-it, së bashku me një foto, është raportuar nga mediat pranë regjimit me përshkrimin se ai si zëvendëskryeministër i ka bërë nderim fitimtarit mbi nazizmin.

Duke komentuar këtë lëvizje të Vulin-it, të intervistuarit e medias serbe ‘Danas’ thonë se ai është ngarkuar t’u dërgojë një mesazh disidentëve se çfarë i pret nëse ata nuk mbajnë anën e presidentit gjithnjë e më autoritar të Serbisë, Aleksander Vucic dhe tregojnë se deklaratat dhe veprimet e Vulin janë jokonsistente.

Analisti politik dhe historiani Dragomir Angjelkovic tha se Vulin si person privat ka të drejtë të vendosë lule mbi varrin e kujtdo, por jo si anëtar i qeverisë serbe.

“Protokolli zyrtar rus nuk përfshinte vizitë në varrin e Stalinit. Është padyshim një zgjedhje personale por edhe e pavend. Stalin kishte merita të rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore, por ai është gjithashtu një simbol i formës më të tmerrshme të totalitarizmit dhe represioneve masive. Ka një aspekt të keq të politikës së jashtme për Serbinë, por gjërat mund të jenë më keq se kaq. Shpresoj që të mos jetë kështu, dmth që Vulin nuk iu dha detyra që t’u dërgojë një mesazh disidentëve se çfarë i pret nëse nuk i përulen presidentit gjithnjë e më autoritar Vucic, por kam frikë se ky veprim ka qene I qellimshem dhe i porositur? – deklaroi Angjelkovic.

Kurse Dimitrije Miliç nga Rruga e Tretë e Re beson se ky është tregues i çorientimit të skenes politike serbe.

“Ndërsa pjesën më të madhe të retorikës e ndërton mbi sovranizmin dhe fjalët se Serbia duhet të mbrohet nga ndikimi perëndimor, nga ana tjetër, Vulin vendos kurorë me lule në varrin e një njeriu që donte të shfuqizonte sovranitetin e Serbisë. Ai duhej te vendoste lule mbi varret e miliona qytetarëve të pafajshëm të BRSS që u vranë gjatë sundimit të Stalinit në gulag-et ose nga uria të qëllimshme.

Për Dragan Popovicin, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, “Vulin është nje klloun”

“Kjo është arsyeja pse ai bën gjëra që askush tjetër nuk do t’i mendonte. Nuk kam dyshim se metodat e Stalinit pëlqehen nga një numër shumë më i madh i njerëzve në pushtet në Serbi, por ata nuk do t’i lejonin vetes të bënin atë që bëri Vulin” – theksoi Popović.

Advertisement