Aktualitet
“Simpantizantët e Berishës janë grupi i korrupsionit”/ Ngjela zbulon detaje nga konferenca e PD-së
Avokati Spartak Ngjela ka marrë pjesë sot në konferencën e organizuar nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha, të quajtur Harku opozitar Euro-Atlantik.
Ngjela foli në lidhje me pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë, si dhe situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Sipas Ngjelës, grupi i Berishës është grupimi i korrupsionit, ndërsa shton se e djathta duhet të bashkohet.
“Tryeza e sotme e PD ishte e suksesshme, tani duhet bashkimi i të djathtës. Bashkimi të bëhet me platformë dhe me program. Ligji zgjedhor e zgjidh problemin, unë kërkova maxhoritar të pastër. PD duhet të bëjë atë që rekomandon SHBA. PD e ka në favor bashkimin, sepse Berisha është arrestuar dhe nuk është në funksion
Nëse Sali Berisha do të dënohet, më pas mund të mos jetë më deputet dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Grupi i Berishës është grupi i korrupsionit. Të gjitha çarjet që bëri Berisha kanë qenë të mos kishte goditje, por se sërish u arrestua. 60 përqind e grupit të Berishës janë të korruptuar dhe kërcënojnë SPAK-un. Lulzim Basha e përjashtoi Berishën, sepse ia kërkuan ndërkombëtarët. PD ka dy degë dhe duhet të bashkohen në një Kongres. Sali Berisha nuk duhet të jetë, sepse është shpallur non grata. Rruga e vetme është krijimi i PD-së normale, që të fitojë zgjedhjet më 2025. Nëse hyjnë me lidershipin e Kongresin në zgjedhje, unë them se fitojmë. Sot Lulzim Basha mblodhi disa parti të djathta të vogla. Politika është interes në thelb. Këtu janë mbledhur njerëz, që e dinë se me Sali Berishën nuk fitojnë zgjedhjet, sepse lideri është non grata. Nëse Basha e vijon bashkimin, do kemi risi djathtas”, u shpreh Ngjela.