Connect with us

Aktualitet

Situata në Theth/ Banorët ulen këmbëkryq pranë kishës: Kullat i kemi mbrojtur me gjak

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit ka vijuar edhe gjatë kësaj të diele. Fadromat e IKMT kanë vazhduar prishjen e objekteve pavarësisht rezistencës së disa banorëve. Gjithashtu gjatë ditës së sotme është mbledhur Kuvendi i Burrave para kishës së fshatit.

Gjatë fjalës së tyre banorët i kanë bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin pasi kjo nuk është e arsyeshme. Zef Vladi, banor i Shalës, tha se kullat e Thethit janë ndërtuar me djersë e janë mbrojtur me gjak, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos shkatërrojë, por të dialogojë me banorët. Vladi theksoi gjithashtu se këto kulla janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak.

“Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime.

Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore.

Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër”, tha një banor, Zef Vladi.

Advertisement