Connect with us

Politike

Situata në veri/ Berisha: BE dhe SHBA të ndalojnë ndërhyrjen përçarëse të Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeriun që ka sjellë përçarjen në rajon. Berisha i bëri thirrje BE, SHBA, si edhe NATO-s që të ndalojnë veprimtarinë përçarëse të kryeministrit Rama në rajon.

PD i bën thirrje komuniteti ndërkombëtar BE, SHBA, NATO-s të ndalojë veprimtarinë përçarëse të Edi Ramës në rajon. Ky autokrat ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë. Rama për 4 vite me radhë u bë promotor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit duke tundur flamurin e Ballkanit të Hapur , të Vuçiç dhe ju kundërvu haptas procesit të Berlinit.

 Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon dhe midis shqiptarëve dhe për të shpëtuar lëkurën e tij kërkon të flasë në emër të Bashkimit Europian. PD deklaron se pas qëndrimeve të autokratit qëndron hetimi i hapur për aferën e korruptimi MC Gonigal dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës shqiptare. PD dënon veprimtarinë përçarëse dhe konflikt-ndjellëse të Edi Ramës”, tha ai.

Advertisement