Connect with us

Bota

Situatë alarmante në BE dhe Nato, paralizohet trafiku hekurudhor në Gjermani

Të gjithë trenat me shpejtësi të lartë, rajonale dhe të mallrave në veri të vendit ndërprenë lëvizjen për gati tre orë mëngjesin e së shtunës për shkak të prerjes së kabllove të lidhjes radiofonike.

Deutsche Bahn pretendoi se paraliza ishte shkaktuar nga një veprim i qëllimshëm, i cili ndaloi trenat në Hamburg, Schlesëig-Holstein, Saksonia e Ulët dhe Bremen.

Trenat në distanca të gjata midis Berlinit dhe Këlnit dhe Berlinit dhe Amsterdamit u prekën gjithashtu, ndërsa trenat nga Danimarka nuk po kalonin kufirin për në Gjermani.

Ministri i Transportit i Gjermanisë, Volker Wissing tha se ishte “e qartë se ky është një veprim i synuar dhe i qëllimshëm”, duke shtuar se motivi “ende nuk dihet”.

Ndërprerja ngriti këmbanat e alarmit pasi NATO dhe Bashkimi Evropian muajin e kaluar theksuan nevojën për të mbrojtur infrastrukturën kritike pas atyre që ata i quajtën akte sabotimi në tubacionet e gazit Nord Stream.

Ngjarja erdhi  një ditë përpara zgjedhjeve shtetërore në Saksoninë e Ulët, ku socialdemokratët e Scholz janë në rrugën e duhur për të ruajtur pushtetin dhe të Gjelbërit shihen duke dyfishuar pjesën e tyre të votave, sipas sondazheve.

Ndërkohë radha të gjata njerëzish u krijuan me  shpejtësi në stacionet kryesore, duke përfshirë Berlinin dhe Hanoverin, pasi tabelat inforumuese treguan se shumë shërbime ishin me vonesë ose anuluar.

Advertisement