Connect with us

Rajon

Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, gjenden dy trupa të karbonizuar

 Situata në Greqi vazhdon të jetë dramatike pasi që prej mesditës dhjetëra zjarre kanë rënë në shumë vendbanime. Së fundmi dy trupa të tjerë të karbonizuar u gjetën në orët e pasdites në zonën e Volos, 320 kilometër në veri të Athinës, pas zjarreve që përfshinë vendin, raportojnë mediat e huaja.

Sipas zjarrfikësve, trupi i parë u gjet në një stan të djegur plotësisht në zonën Ajos Jogjios në Feres të Volosit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për vëllanë, i cili më herët kishte kërkuar ndihmë se po digjej stani i tyre.

Trupi i dytë u gjet në zonën Horostasi në Volos. Viktima është një grua e moshuar, e cila nuk mundi të largohet prej flakëve që përfshinë pronën e saj në të cilën jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, që u dërgua në spital pa shenja jete, por ende nuk dihet nëse ka mundur të shpëtojë.

Forcat tokësore dhe ajrore po operojnë në zonat ku kanë rënë zjarret, ndërsa janë dërguar edhe mesazhe të “112” që paralajmërojnë banorët e Velestinos, Sesklos dhe Agios Georgios Feron për një zjarr në zonën e tyre, duke u bërë thirrje të jenë gati në ne te njejten kohe.

Advertisement