Connect with us

Kosova

Situatë e paparashikueshme/ Sonja Biserko ka një mesazh për Kosovën

Së fundmi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për një media ndërkombëtare u shpreh se rajoni i Ballkanit ka gëzuar shkallën më të madhe të paqes, lirisë dhe demokracisë gjatë 25 viteve të fundit, por se kjo mund të ndryshohet nëse Rusia mbizotëron në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb.
Nga ana tjeter Sonja Biserko, në një prononcim ka vleresuar se Rusia nuk mund të zhvillojë asnjë lloj lufte në Ballkan, kjo për shkak të luftës në Ukrainë.
Megjithatë, ajo përmendi synimet e shtetit rus për destabilizim të rajonit, përmes Serbisë.
“Rusia ka interesa në Ballkan, por nuk është e mundur që ajo të zhvillojë ndonjë lloj lufte në Ballkan për shkak të situatës së saj tashmë të tensionuar në Ukrainë. Megjithatë, është e vërtetë se Rusia po destabilizon Ballkanin përmes përfaqësuesve të saj në Serbi, Republika Srpska dhe së fundmi, edhe në Mal të Zi”.
Po ashtu, Biserko foli edhe për investimet e Beogradit në armatim, ku tha se ajo çka ka rëndësi është fakti se është e rrethuar nga shtetet që janë anëtare të NATO-s.
“Bashkëpunimi ushtarak i Serbisë me NATO-n është shumë më i gjerë se bashkëpunimi i saj me Rusinë, duke treguar një shtrirje në rritje me Perëndimin si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin e sigurisë. Megjithatë, skepticizmi mbetet” – theksoi Biserko

Ndër të tjera, ajo gjithashtu potencoi faktin se ka një rritje të pranisë së Perëndimit në rajon, kjo e gjitha pas sulmit terrorist në Banjskë. Në këtë pikë, ajo shtoi se, bazuar në zhvillimet e fundit edhe skena ndërkomëbtare për momentin është e trazaur dhe e papërshkrueshme.
“Zgjedhjet e ardhshme në SHBA janë një faktor pasigurie, pasi ka një dallim të madh mes dy kandidatëve përsa i përket çështjeve të jashtme. Beogradi shpreson në fitoren e Trump, duke besuar se ai do të ishte përkrah Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës” –  potencoi Sonja Biserko.

 

Advertisement