Pinknews
“S’jam gati”, ishte koha kur Kiara refuzonte propozimin e Luizit
Mbrëmja e të shtunës ishte magjike për BBV dhe veçanërisht për Kiarën dhe Luizin. Ky i fundit u ul në gjunjë para partneres së tij duke e propozuar për tu bërë gruaja e tij.
Kiara nuk u mendua dy here dhe përgjigja ishte “Po”. Në shtëpinë e famshme shpërthyen fishekzjarret dhe ky moment emocionoi publikun.
Por kujtojmë se Luizi kishte nisur me provat për propozimin kohë më parë. Para se Kiara të eliminohej herën e parë nga shtëpia, Luizi i ishte ulur në gjunjë për ta propozuar, por ajo ia mbathi me vrap duke i thënë: S’jam gati.
Gjithsesi ky ishte një porpozim i një tjetër lloji dhe në momentin e duhur.