Connect with us

Politike

“S’jam krenar”/ Rama ‘hap zemrën’: Udhëheqës të PS turpëruan besimi

Kryeministri Edi Rama i ka vënë ‘gishtin’ udhëheqësve të Partisë Socialiste, duke i fajësuar për disa gabime që janë bërë në të shkuarën. Teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në Durrës, në turin e tij të falenderimeve pas zgjedhjeve të 14 Majit, Rama pranoi se jo çdo gjë ka shkuar mirë me qeverisjen e tij.

Ai tha se ka pasur njerëz që kanë pasur në dorë drejtimin e agjencive të rëndësishme, kanë marrë gjithçka në PS dhe në fund kanë sjellë vetëm kosto për partinë.

“Kemi bërë gabime. Kemi bërë edhe gjërat për të cilat unë nuk jam krenar dhe do të dëshiroja shumë që të mos i kishim bërë. Nuk flas për ju që jeni këtu, as për Anin, as për Entonin. Flas për udhëheqësa të Partisë Socialiste. Flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS, por i kanë dhënë kosto në të gjithë këto vite. Flas për njerëz që kanë marrë detyra të larta, drejtimin e agjencive të rëndësishme dhe kanë turpëruar besimin dhe mbështetjen, flamurin tonë, familjen tonë.

Në fund të ditës përgjegjësia është individuale por një familje, edhe familja e vogël, edhe familja e një kompanie apo skuadre sporti, edhe familja e një partie nuk mban përgjegjësi për atë që bën një individ që del nga shinat por për mënyrën si reagon në raport me problemin. Që do të thotë merr masa dhe vetëdijësohet që ajo gjë nuk do të përsëritet dhe të tjerët duhet të nxjerrin mësim. Ne kemi shumë mësime për të nxjerrë që të mund ta meritojmë këtë besim dhe këtë mbështetje”, u shpreh Rama.

Advertisement