Connect with us

Kosova

S’ka “Bac u kry”/ Albin Kurti: S’është përmbushur aspirata e bashkimit me Shqipërinë

Albin Kurti ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën e njohur “Shenja”, e cila menaxhohet nga shqiptarët në Shkup, ku ka folur gjerë e gjatë për shumë tema, përfshirë temën e bashkimit kombëtar. Madje që në pyetjen e parë, z. Kurti, që së fundmi u pajtua në Bruksel për të nënshkruar një marrëveshje me Vuçiç, vlerësoi se ideali i dëshmorëve për bashkim nuk është plotësuar.
Në përgjigjen e tij, Kurti vlerësoi se “aspirate kombëtare e shqiptarëve”, ka qenë bashkimi me Shqipërin dhe tha se nga ai nuk do të dëgjoni parullën “Bac u kry!”.
“Imperativi me të cilin ballafaqohet secili politikan me ideale kombëtare sot është që në asnjë mënyrë të mos lejohet zvogëlimi i mëtejshëm i sipërfaqes sonë. Nga unë nuk do ta dëgjoni kurrë parullën “Bac u kry!”, por do të dëgjoni vazhdimisht thirrje që të punohet më shumë” – theksoi kryeministri Kurti.

Advertisement