Kosova
“S’ka çrregullime mendore”, zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: I aftë të mbrojë veten

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminim psikiatrik Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli. Sipas raportit mjekësor, është konstatuar se Murseli “nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore”.
Gjithashtu bëhet me dije se nuk është konstatuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik që mund të ketë ndikur në aftësitë e tij mendore në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet.
Në bazë të raportit, rezultoi se Naim Murseli është plotësisht i përgjegjshëm dhe është i aftë të përballet me procesin gjyqësor. “Nuk ka sëmundje mendore, është i aftë të mbrojë veten”, theksohet në përfundim të raportit të ekzaminimit psikiatrik të Murselit.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar se seanca e radhës do të mbahet më 14 korrik 2025, në ora 09:00.
Më 29 nëntor 2023, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Plava dhe Kokalla akuzohen si bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale

