Kosova
S’ka kthim prapa/ Rrezikohet një tjetër Rambuje…
Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, duke komentuar ngjarjet ne veri të Kosovës, ka deklaruar se – “Situata është krijuar si pjesë e procesit të një diplomacie mbi tehun e thikës”
Sipas tij, synimi i Serbisë është që çështjen e Kosovës ta dërgojë në një konferencë ndërkombëtare, bashkë me Ukrainën.
“Serbia nuk ka ndërmend të përkrahë me vullnetin e saj ndonjë plan paqeje me Kosovën pasi synon që çështjen e Kosovës ta dërgoi në një konferencë ndërkombëtare ku do jetë e përfshirë edhe çështja e Ukrainës me Rusinë” – theksoi Kuçi, sipas të cilit, një plan të tillë nuk do ta lejojë bashkësia ndërkombëtare.
“Sidoqoftë si plan, Perëndimi nuk duhet ta lejojë të ndodhë sepse realisht përveç që do ishte humbje për Kosovën do të ishte humbje edhe për Perëndimin, pasi këta të fundit do të humbnin terren strategjik”.
Për Gurakuç Kuçin, “hapat e radhës duhet të jenë jo rikthimi prapa por vazhdimi i krijimit të asociacionit dhe themelimi i këtij asociacioni të ndodhë vetëm atëherë kur veriu do jetë plotësisht nën sovranitetin e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të ndjekë politikë paqësimi me Serbinë sepse kjo është vetëm duke prodhuar një Hitler apo Putin të dytë në Ballkanin Perëndimor” – deklaroi Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare