Rajon
S’ka më dashuri për Kosovën/ Gjuriç flet për marrëdhëniet e Serbisë me SHBA
Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka thënë se në dekadën e fundit ka pasur përafrim dhe përmirësim të raporteve mes Serbisë dhe SHBA-së dhe kjo, sipas tij, është meritë e politikës së jashtme të drejtuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Duhet ta mbajmë mend pikënisjen tonë të mëparshme në skenën ndërkombëtare përtej oqeanit, ku Serbia nuk ishte shumë e mirëpritur” , ka thënë Gjuriq.
Ai eshte shprehur gjithashtu se më herët qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës ishte aq i rrënjosur, sa nuk mund as të diskutohej, por tani, Serbi dëgjohet, edhe pse Amerika nuk ndan të njëjtin qëndrim me të, përsa i përket statusit të Kosovës.
Duke folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ambasadori Gjuriq tha se Kosova po e kupton se nuk e ka të parezervë përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar.