Connect with us

Aktualitet

S’ka më gomone për të ikur në Angli, gazetari: Ç’do të ndodhë me emigrantët shqiptarë me zgjedhjen e kryeministrit të ri

Partia Laburiste është më miqësore lidhur me politikat që ndiqen për emigrantët. Por nëse fitorja e saj do të krijonte idenë se mund të tolerohen gomonet me emigrantë të hyjnë në territorin anglez, kjo është tepër e gabuar.

Gazetari Erblin Jaku në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, theksi se plani i Ruandës ka rënë poshtë, por kurrsesi nuk do të lejohet rikthimi i gomoneve me emigrantë.

Gazetari sqaroi dhe planin që Partia Laburiste do të ndjek për çështjen e emigrantëve

“Pas zhgënjimit nga politikat e Partisë Konservatore ka sjellë një fitore të jashtëzakonshme për Partinë Laburiste, edhe pse programi që kishte nuk ishte i jashtëzakonshëm apo frymëzues për votuesit. Sunak dështoi për të prodhuar politika funksionale dhe për të fituar besimin e britanikëve. Laburisttë kanë pretenduar një plan me 5 pika të përgjithshëm ku përfshihen dhe emigrantët, por nuk kanë një plan të detajuar se çfarë do të ndodhi. Ajo që është rrëzuar është çështja e Ruandës, nuk është më temë diskutimi në Britani dhe ka nisur një mënyrë të re për të trajtuar emigracionin.
Do krijohet një strukturë e re për komandën e kontrollit të kufirit ku do të bashkojë disa institucione dhe kjo njësi do marrë në monitorim dhe trajtojë emigracionin, nuk dihen ende detaje të tjera. Qeveria kërkon të ulë numrin e gomoneve duke kontrolluar grupet kriminale që ofrojnë këtë shërbim dhe target i kësaj njësie do jetë pikërisht kjo gjë. Laburistët janë më miqësor me emigrantët por kjo nuk mund të krijojë konceptin e gabuar të shqiptarëve se mund të tentojnë sërish kalimin me gomone, kjo nuk është e vërtetë. Shqipëria është vend i sigurt dhe nuk mund të pranohen emigrantë”, tha ai.

Advertisement