Shkrime
S’ka më petulla, Perëndimi tregon muskujt/ Bie alarmi në Serbi
Me njohjen e rezultatit zgjedhor në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe ku keta te fundit i bojkotuan ato gjerësisht, Kryetari i Komisionit Parlamentar të ashtuquajtur “për Kosovën”, Milovan Dreçun, thotë se Perëndimi “po i tregon muskujt” Serbisë. Madje, jo vetëm me zgjedhjet, por sipas tij, edhe me votën pro të Komitetit të Ministrave për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe heqjen e regjimit të vizave për në zonën Schengen.
“Kur deklaroni dhe pranoni këto zgjedhje, ju shpërbleni Prishtinën për krejt çfarë bën kundër çfarëdo kompromisi dhe interesi për popullin serb. Duke ua liberalizuar vizat, duke votuar pro antarësimit në KiE, ju kërcënoni Beogradin që pavarësisht se çfarë bën, ju do të vazhdoni sipas mënyrës tuaj” – ka deklaruar Millovan Dreçun
Duke folur për çështjen e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, ai tha se Kosova ende nuk ka bërë “asnjë hap konkret” drejt themelimit të saj.
“Kjo çfarë po ndodh sot tregon se Prishtina nuk dëshiron ta themelojë Asociaiconin”, ka thënë ai, teksa dhe shtoi se dorëheqja masive e serbëve nga institucionet ka të bëjë me mosthemelimin e këtij organi dhe kërkesën për tërheqjen e njësive speciale nga ato zona. “
Hiqni shkakun e problemeve dhe gjërat kthehen në normalitet”, ka thënë Drecun për Tanjug.
Në lidhje me Asociacionin, ai u shpreh i sigurt se atij do t’i jepen pushtete ekzekutive “siç e parasheh Marrëveshja e Brukselit” dhe se një gjë e tillë do të jetë në qëndrimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic.
Krahas Asociacionit, sipas tij, do të kërkohet edhe tërheqja e njësive speciale.
Në lidhje me konkludimin e zgjedhjeve në veri dhe ardhjes në pushte të katër kryetarëve shqiptarë, Drecun i bie borisë së propagandës se do të fillojë edhe “okupimi dhe militarizimi i veriut të Kosovës”.
“Nuk ka askush që mund ta detyrojë Beogradin dhe popullin serb të pranojnë atë çfarë kanë refuzuar. Duhet të ndermarrim qëndrim të fortë që nuk do të ketë bisedime deri të formohet Asociacioni, derisa nuk anulohet kjo farsë e zgjedhjeve, derisa ato komuna sërish të kthehen nën lidershipin e përfaqësuesve serbë të zgjedhur para dy vite në kuptimin ligjor të fjalës”, ka shtuar Drecun