Connect with us

Kosova

“S’ka njohje të Kosovës”/ Daçiç: Sa më parë të formohet Asociacioni

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka përsëritur sërish se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Në një intervistë për “Euronews Serbia”, ai ka thënë se për të është e papranueshme njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare.

Daçiç tha gjithashtu se gjatë panelit në Konferencën e Mynihut, ka përsëritur se Serbia dëshiron paqen teksa ka shtuar se “mund të zhvillohen diskutimet, por se së pari duhet të formohet Asociacioni”

“Së pari duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe. Kjo është e padiskutueshme. E dyta, dihet se ne nuk mund të pranojmë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke iu referuar OKB-së, pasi jo të gjitha organizatat janë të njëjta”, ka thënë Daçiç, i cili shtoi edhe se Serbia do të jetë konstruktive në dialog.

Advertisement