Kronike
S’ka qetësi për Shkodrën/ Kërcënohet për herë të dytë qytetari (Emri)
Një sasie eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër. Shpërthimi ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Kjo është hera e dytë që ndaj Ardian Fierzës vendoset tritol. Herën e parë, atij i vendosën tritol në derën e agjencisë funerale që ndodhet pranë Spitalit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi më 29 gusht dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar. Dyshimet asokohe ishin se ngjarja ndodhi për shkaqe konkurrence.