Connect with us

Kronike

‘S’ka shanse të mbijetojë”/ Stabilizohet gjendja e Etmond Hysës, mjekët mbeten “pa fjalë”

Edi Lulo alias Etmond Hysa, ka fituar luftën me vdekjen. 46-vjecari nga Puka, i cili mbeti i plagosur në atentatin e 15 dhjetorit në Athinë, tashmë është në gjendje më të stabilizuar shëndetësore. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat greke, mjekët kanë mbetur “pa fjalë” nga zhvillimi i shëndetit të 45-vjeçarit, i cili vijon të trajtohet në spital. Në fillim mjekët thanë se për shkak të traumës i kishte mbetur vetëm 24 orë jetë, më pas zbuluan se nëse Hysa do të jetonte, do t’i vdiste truri pasi plumbi e kishte përçuar mes për mes. Por duket se kanë qenë gabim. Po sipas “Zougla“, gjendja e tij shëndetësore është shumë më e mirë.

“Ka kontakt me ambientin, i përgjigjet stimujve por ende nuk mund të flasë. Në fund të fundit, të mos harrojmë se atë pasdite në Thrakomakedones, plumbi që e goditi i bëri një “ecje” të vogël në kokë, nga mbrapa në pjesën e përparme,”-tregoi për mediat vendase një oficer policie që është marrë me rastin.

Autoritetet thuajse kanë arritur në përfundimin se i riu nga Puka ishte objektivi i “xhelatëve”, tashmë të arrestuar, dhe që në momentin e parë ata i kthyen hetimet në një tjetër vrasje që kishte ndodhur pak muaj më parë.

“Kemi informacione se atentati i dyfishtë kishte lidhje me vrasjen e një shqiptari para partneres dhe fëmiës së tyre të mitur (Roan Brahimit), por nuk kemi prova për të lidhur të dy ngjarjet,”-shpjegon një oficer i “FBI-së greke” që u mor me të dyja vrasjet.

Për atentatin e dyfishtë, Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në lidhje me atentatin e ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ku mbeti viktimë Irakli Davellas dhe u plagos 46-vjeçari Lulo. Në pranga përfunduan Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda. Të dy autorët janë vrasës me pagesë, dhe po të dy rezultojnë edhe me precedentë të mëparshëm penalë. Jenis Tulja është pronari i një kafeneje në Petroupoli të Athinës, ndërsa është riregjistruar në Greqi edhe si Denis Ruçi. Ndërsa vëllai i tij Fation Tulja është arrestuar në Tiranë në prill të 2024 pasi u kap me armë zjarri pa leje. Po ashtu edhe Mirjan Guveli, rezulton i regjistruar edhe si Mario Guveli. Por, në vendin tonë ende nuk ka informacione nëse ata kanë precedentë penalë.

Advertisement