Aktualitet
Skafi kalon zonën e kufizuar, policia gjobit pronarin
200 mijë lekë gjobë dhe bllokim mjeti lundrues për 5 ditë. Kjo ishte masa administrative, me të cilën u ndëshkua pronari i një mjeti lundrues që rrezikoi jetën e pushuesve duke lëvizur me skaf në plazhin e Potamit përtej zonës së kufizuar.
Pikërisht në zonën ku u filmua mjeti lundrues që nuk kishte respektuar zonën e kufizuar, ndodhi tragjedia ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas për vdekje nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.
E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasenpërfundimisht nga policia.

