Aktualitet
Skandal/ Martinin nuk e dërguan në QSUT, por te Trauma ku nuk ka kardiokirurg – FOTO
Shërbimi i ambulancës që mori 14-vjeçarin e ndjerë Martin Cani, i cili u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, nuk e ka dërguar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, por e kanë dërguar te Spitali i Traumës.
Një qytetar ka denoncuar për Syritv se te ‘Trauma’ nuk ka kardiokirurg fare as në organikën e spitalit dhe pasi ka mbërritur 14-vjeçari, kanë thirrur një kardiokirurg nga QSUT i cili padiskutim ka minimizuar edhe shancin që Martini të shpëtojë.
Kjo zgjidhje që ka bërë shërbimi i ambulancës, sipas denoncuesit është sikur të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë.
Denoncimi:
Te ushtaraku ka vetëm kirurg të përgjithshëm dhe kirurg ortoped ka. Dmth ka kardiokirurg të përgjithshëm që nuk di çfarë të bëjë me traumën e zemrës, maksimumi apendasit. S’ka as aparatura për këto trauma në zemër. S’ka as kirurg torokale që ndodh ndonjë gjë në fyt gjoks në mushkri pa zemrën. Kur vjen puna për intubime e marrin pacientin e fusin prap në ambulancë dhe e dërgojnë në QSUT, ndërkohë ai tu vdes./ boldnews