Connect with us

Rajon

Skandal me ilaçet në onkologjinë, policia bastis klinikën dhe shtëpinë e ish drejtorit

Kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacione tjera, janë marrë nga Klinika e Onkologjisë në Maqedoninë e Veriut, dhe dy banesa tjera, në bazë të aksionit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe Ministris së Punëve të Brendshme,  për procedurën parahetimore në Klinikën e Onkologjisë.

Siç informojnë sot nga Prokuroria Publike, aksioni është realizuar në bazë të informatave të teksteve gazetareske lidhur me punën e Klinikës.

Prokuroria Themelore Publike

“Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë të ndërmarrin veprime për procedurën parahetimore, e inicuar në bazë të informatave në tekstet gazetareske në bazë javore lidhur me punën e Klinikës. Kontrollet po bëhen me qëllim sigurimin e provave që do të përdoren për të hetuar shenjat eventuale për vepër penale”.

Gjatë ditës së premte, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Aksioni policorë, pasoi pas publikimit të informacioneve se punonjësit e klinikës në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Muajin e kaluar “Fokus” kishte raportuar për ekzistencën e një rrjeti të përpunuar biznesi kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta – citostatikëve. Në të njejtin rrjet, sipas tyre ishin të përfshirë shumë mjekë dhe personel medicinal i Klinikës.

Sipas shkrimeve të Fokusit, në sistem janë futur pacientë fiktiv, dhe disa prej pacientëve të vërtetë kanë marrë terapi të përgjysmuar dhe kështu terapia e shtrenjtë biologjike ka përfunduar në tregun e zi.

Advertisement