Connect with us

Kronike

Skandal/ Plagosje në Dhërmi, 27-vjeçari qëllon me thikë kolegun e punës

Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Dhërmi, ku një 27-vjeçar ka qëlluar me mjetin prerës, kolegun e punës.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në ambientet e një fast-foodi dhe  konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërsa policia thekson se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement