Connect with us

Aktualitet

SKANDAL/ Polici dhe një person me të kaluar kriminale dhunojnë kamarierin, i riu: Çova një shishe ujë më shumë

Një ngjare e rëndë është raportuar në ambientet e një hoteli në Vlorë, ku një kamarier është dhunuar nga një efektiv policie. Kamarieri është dhunuar nga Ardian Isufi, efektiv policie jashtë detyrës dhe ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, person me të kaluar kriminale në prani të klientëve.

Në pamjet më poshtë shihet momenti kur shkojnë drejt kamarierit, ku më pas Leart Bimo e dhunon fizikisht. E gjithë ngjarja ka ndodhur si shkak i një shishe uji. Kamarieri kishte çuar në tavolinën ku ndodheshin autorët një shishe uji më shumë se porosia. Klientët janë larguar menjëherë duke lënë lokalin bosh.

Kamarieri: Jam 18 vjeç. Dy zotërinj u ulën në tavolinë dhe e mori porosinë një kamarier tjetër, mua më thanë ta çoja. Porosia ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël, një makiato, i çoj ujin.. dhe më thot pastaj vetëm një ujë më sill se është ai tjetri rrot k…., shau dhe me fjalë të tjera. I thash ta heq unë ujin se dhe ai tjetri pa dashje e ka bër, ia mora ujin. Më pas erdhën të dy burrat nga 40 vjeç e sipër në banak, më kapin me dorë, vjen ai tjeri më gjuan tre herë. Sa i mbusha 18 vjeç…edhe syzet mi hodhi. Më qëlloi edhe në qafë.

Advertisement