Aktualitet
Skandal te Ekonomiku/ Pedagogu gjakos kolegen, ulërimat në korridor ndërpresin provimet e studentëve
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku dy pedagogë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Ndërsa nuk dihet ende shkaqet e këtij konflikti mësohet se grindja mes tyre ka nisur me shtyrje dhe mësohet se profesori M. A ka goditur kolegen L.B në korridorin e Ekonomikut.
Në momentin e sherrit disa studentë kanë qenë duke zhvilluar provimin e sezonit e ndërsa pas ulërimës së pedagoges, ata kanë dalë jashtë sallave për të parë çfarë po ndodhte.
Ndërkaq është konstatuar se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.
Ende nuk dihet shkaqet e këtij incidenti, por mësohet se efektivët e Komisariatit nr. 1 në kryeqytet po merren me rastin në fjalë.