Politike
‘Skandal…’/ Vasili: Koncesionet sa me shumë hetohen aq me shumë shtohen
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me koncensione, ndërsa thekson se demi ekonomik po thellohet se tepërmi.
Mes të tjerash Vasili shton se këto koncesionet janë shndërruar në gangrenën e ekonomisë së Shqipërisë dhe në një gjenerator korrupsioni.
REAGIMI I VASILIT
Skandali. Koncesionet sa me shume hetohen aq me shume shtohen!
Koncesionet janë evidentuar qarte si nje forme e vjedhjes masive prej qeverise te taksave te qytetareve.
Vete proceset hetimore dhe ato fare pak dënime që drejtësia ka ndërmarrë janë prove e pakundërshtueshme qe këto koncesione janë konceptuar dhe zbatuar në mënyrë tërësisht korruptive.
◾️Që nga viti 2017 deri në 2024, buxheti ka paguar dhe pritet të paguajë (përfshirë vitin e ardhshëm) 86 miliardë lekë (rreth 800 milionë euro) për 12 kontrata koncesionare të tipit të Partneritetit Publik-Privat (PPP).(Monitor).
◾️”Për gjashtë nga këto kontrata është hapur hetimi nga Njësia e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrimi i produkteve të veprës penale, ku është provuar se janë shpërdoruar paratë e buxhetit.
◾️Vlera totale e këtyre 6 koncesioneve për periudhën 2017-2024 është gati 40 miliardë lekë, që është mesatarisht sa gjysma e buxhetit të investimeve kapitale në një vit”.
◾️Ndonëse SPAK është në veprim, pagesat për PPP-të janë në rritje me 9.3% në buxhetin e 2024. (Monitor).
Përfundim!
—————————
Demi ekonomik po thellohet se tepermi dhe ato jane shnderruar ne gangrenen e ekonomise se Shqiperise dhe ne nje gjenerator korrupsioni.
Kryeministri po vazhdon te miratoje koncesione te tjera, te cilat jane shnderruar ne nje llogari shumevjeçare rrjedhese per mafian dhe qeveritaret.
Hetimet e hapura duke u zvarritur pa fund, duke mos shkuar ne nivelin me te larte te pergjegjesive nuk kane dekurajuar aspak koncesionet.
Kryeministri si përgjegjësi kryesor per miratimin, inkurajimin dhe mbrojtjen publike te koncesioneve eshte totalisht i pa hetuar dhe ndeshkuar.