Connect with us

Aktualitet

Skandalet e njëpasnjëshme në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Universiteti Bujqësor i Tiranës, qendra më e madhe e edukimit dhe kërkimit shkencor në fushën e bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri, i vendosur në një kodrinë të pyllëzuar në periferinë veri-perëndimore të Tiranës, prej vitesh është në tavolinat e institucioneve të drejtësisë jo si një qendër akademike dhe kërkimore, por si një institucion ku korrupsioni ka zënë rrënjë dhe kryefjalë ka ndarjen e parave publike në një grusht njerëzish.

Në vitin 2024, u lajmërua një projekt ambicioz me një investim 3 milionë eurosh që synonte një transformim të Universitetit Bujqësor të Tiranës në bashkëpunim me një prej universiteteve më të mira në Evropë për bujqësinë, BOKU në Vjenë. Për firmosen e marrëveshjes nga Tirana drejt kryeqytetit austriak ishin ministret Ogerta Manastirliu dhe Anila Denaj.

Në 4 vite synohej transformimi i plotë i Universitetit Bujqësor në parametrat e BOKU, për ta kthyer UBT në një qendër ekselence për rajonin, por vetëm një vit më vonë, 24 persona, staf dhe zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë përpara Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përmes dokumenteve të paligjshme kanë dhënë nëntë tendera me vlerë 90 milionë lekë në duart e tre kompanive, “Krijon” sh.p.k.; “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”. Kompania “Krijon” zotërohet me 70% të aksioneve nga Piro Zoga dhe 30% të aksioneve nga Bifrost Holding; “Zero Group” nga Arnold Kadiu dhe “Malvina Visoka” zotërohet nga Malvina Visoka.

Advertisement