Kronike
Skandali “aktivisti”/ Meta: Me këtë platformë Rama ushtron shantazh

Kreu I Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësuar platformën “Aktivisti” një tjetër skandal të Partisë Socialiste. Sipas Metës, kryeministri ushtron shantazh dhe përdor punonjësit e administratës për qëllimet e tij politike, pasi në këtë platformë përfshihen prokurorë, gjyqtarë si dhe anëtarë të SPAK. Meta reagoi sërish për çështjen e McGonigal bazuar në një artikull të “Bussines Insider”. Në artikull shkruhej se ish zyrtari I lartë I FBI ka bashkëpunuar me kryeministrin shqiptar dhe zyrtarë të tjerë amerikanë për të kryer porsitë që merrte nga klientët e tij. Kreu I PL-së shton se Rama është I gatshëm të inskenojë dhe arrestimin e djalit të tij të vogël për të shmangur vëmendjen mediatike nga çështja Rama -McGonigal. Në lidhje me protestën e 11 shkurtit, Meta shton se me anë të kësaj proteste të gjithë shqiptarët do të tregojnë që janë populli me europian.

