Sport
Histori e suksesit/ Ja çfarë deklaron Armand Duka pas eleminimit të Shqipërisë
Armand Duka, kreu i FSHF-ës, në reagimin e tij të parë pas përfundimit të Evropianit, u shpreh i kënaqur me atë që dhanë djemtë në këtë turne, u shpreh i kënaqur mbi të gjitha për faktin që tifozët kuqezi zbukuruan tribunat dhe rrugët e Gjermanisë:
“Faleminderit!
Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit.
Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”-shkruan Duka.