Aktualitet
Skandali i mikrokredive, bllokohen 10 milionë euro
Mbi 10 milionë euro është shuma e bllokuar në llogaritë e dy kompanive të mikrofinancës, Microcredit dhe Final, si edhe nëntë personave të përfshirë në skemën e mashtrimit të kredidhënies, të cilët u vunë në pranga gjashtë ditë më parë.
Hetimi është bërë nga Prokuroria, Inteligjenca Financiare dhe Krimi Ekonomik.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës arrestoi 5 persona, ndërkohë që 4 të tjerë i ka lënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” në lidhje me skemën e mashtrimit.
Sipas organit të akuzës, këto shoqëri morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7 299 203.
Ata përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes, duke u imponuar debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin përmes shoqërive përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
Pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë u revokoi licencat kompanive Microcredit dhe Final./MCN