Connect with us

Aktualitet

SKANDALI ME MISHIN E PULËS! “Salmonella Typhimurium”, ky është bakteri vdekjeprurës që u gjet

Një tjetër skandal me ushqimet ka ndodhur në vendin tonë! 27 ton mish pule janë futur në vendin tonë, të importuar nga Brazili. Konteineri është futur në vendin tonë më 11 mars dhe më pas, në port, i është marrë një mostër për analiza. Por pa i pritur përgjigjet e analizave kompania “Dimal” ka nisur me shitjen e produktit.

Sipas fotove të siguruara nga “Piranjat.al”, të analizave të kryera në ISUV, zbulohet se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, e cila shkakton ethet tifoide. Ndryshe nga salmonela e zakonshme,”Typhi” jeton vetëm te njerëzit. Personat me ethe tifoide bartin bakteret në qarkullimin e gjakut dhe në traktin e zorrëve. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë të zgjatur, lodhje, dhimbje koke, nauze, dhimbje barku dhe kapsllëk ose diarre. Disa pacientë mund të kenë skuqje apo dhe krruajtje.

SKANDALI ME MISHIN E PULËS! "Salmonella Typhimurium", ky

SKANDALI ME MISHIN E PULËS! "Salmonella Typhimurium", ky

Sipas OBSH-së, ethet tifoide janë një infeksion kërcënues për jetën e shkaktuar nga bakteri Salmonella Typhi. Zakonisht përhapet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. Pasi bakteret Salmonella Typhi gëlltiten, ato shumohen dhe përhapen në qarkullimin e gjakut. Sipas vlerësimeve të vitit 2019, ka 9 milionë raste të etheve tifoide çdo vit, duke rezultuar në rreth 110 000 vdekje në vit.

Pra, në këtë rast, konsumatorëve shqiptarë i është rrezikuar seriozisht jeta. Ndërkohë AKU nuk mban asnjë përgjegjësi dhe as nuk ka zbuluar sesa sasi nga 27 ton që janë futur në vend janë konsumuar nga qytetarët. Burime për ZËRI-n kanë bërë me dije se gjithsej janë shitur 13.5 ton, ndërsa se çfarë ka ndodhur me sasinë tjetër, nuk dihet. Lidhur me këtë çështje, kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Tiranës.

Advertisement