Connect with us

Aktualitet

Skandali me publikimin e pagave, 4 të arrestuar, 2 specialistë të IT te Tatimet dhe 2 bashkëpunëtorët e tyre! Zbulohet emri i personit që shpërndau databazën

Dy persona janë arrestuar deri tani në lidhje me skandalin e publikimit të pagave pak javë më parë. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa urdhër arreste, por aktualisht janë vënë në pranga vetëm 4 persona, të cilët akuzohen se kanë publikuar të dhënat personale të mbi 650 mijë qytetarëve. Nga të arrestuarit dy prej të tyre janë specialistë të IT te Drejtoria e Tatimeve dhe 2 janë bashkëpunëtorë të tyre. Të arrestuarit kanë patur akses në sistemin e databases dhe kanë shkarkuar të dhënat duke i shpërndarë më pas me file excel-i.

Burime për NTV.AL konfirmojnë se një prej të arrestuarve është, Andi Agaraj, i cili akuzohet se ka shpërndarë të dhënat pasi i ka marrë ato nga një kolege e tij në Drejtorinë e Tatimeve. Dy ditë më parë Shqiptarja.com mesoi se prokuroria e Tiranës kishte zbuluar personin që nxori të dhënat e mbi 650 mijë shqiptarëve, i cili është një teknik IT nga brenda Drejtorisë së Tatimeve. Andi Agaraj, teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013, në kohën kur ishte ende në qeverisje Partia Demokratike, e më pas i stabilizuar me kontratë me kohë të plotë në 2014, kur në krye të Tatimeve ishte Briseida Shehaj, e propozuar nga PS, por prej kohësh e lidhur me LSI, me të cilën edhe u kandidua. Sipas burimeve prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga Andi Agaraj ishte një kolege e tij, po ashtu nëpunëse e Tatimeve, e cila çdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve.
ër këtë çështje Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pas hetimit të zhvilluar njoftojnë konferencë për shtyp në orën 10:30.

Publikimi i të dhënave nuk ka qenë pjesë e ndonjë sulmi hakërimi, por nga vetë personat brenda institucionit. Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e tyre. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

MINUTE PAS MINUTE

E FRIKSHME!Imeraj: Autorët i kanë shitur të dhënat e qytetarëve shqiptarë te privati

Elisabeta Imeraj: Është bërë sekuestrimi i serverave, kemi vijuar për të zbuluar mekanizmin e ngjarjes. Kemi evidentuar 4 autorë, dy janë punonjës te Tatimet me detyra punonjës IT. Ka dyshime se kanë vjedhur të dhëna personale dhe paga të disa muajve. Kemi zbuluar se nuk ka ndërhyrje por shpërdorim detyre duke shituir të dhëna në subjekte private.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, Andi Agaraj duke qenë se të dy kishin mundësi të kishin akses te të dhënat e databazës si të punësuar që ishin. Më pas Agaraj i ka shitur për një vlerë 20-30 mijë lekë për çdo databezë këto të dhëna private te 2 përmbaruesit privat, të cilët më pas i shpërndanë këto të dhëna në rrjete social duke përbërë një skandal të vërtetë dhe kërcënuar sigurinë dhe privatësinë e mbi 650 mijë qytetarëve.Hetimet e prokurorisë vijojnë edhe për zbulimin se nga dolën të dhënat e targave të mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!, ndërsa hetimet për patronazhistët janë dosje më vete.

MINUTE PAS MINUTE

Dy specialistët e It të Tatime morën të dhënat personale dhe ua shitën subjekteve private

Prokuroria e Tiranës tha se dy personat e arrestuar, me profesion IT te drejtoria e tatimeve kanë marrë të dhënat personale dhe ua kanë shitur subjekteve private.

“ Duke marrë si shkak dëmtimin e interesave të shtetasve ku shpërndahen nëpër rrjete sociale, është zhvilluar hetimi dhe janë marrë info nga të gjitha institucioneve, janë sekuestruar servera dhe kompjutera dhe kemi identifikuara 4 autorë ku dy janë punonjësit në drejtorisë së tatimeve dhe nga të cilët ka dyshime që kanë rrjedhur të dhënat personale. Specilaisti i IT te tatimet duke patur akses dhe kanë marrë këto të dhëna dhe më pas i ka shpërndarë këto të dhëna duke ua shitur subjekteve private”, tha  prokuroria

Kryeprokurorja Imeraj: Punonjës të përmbarimit blenë të dhënat e shqiptarëve, i përdorën për punët e tyre

Kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se subjektet private të cilat kanë blerë të dhënat janë persona në fushën e përmbarimit, të cilët janë arrestuar. Ndërsa qëllimi i blerjes së të dhënave është përdorur për punën e tyre, por detajet janë ende nën hetim nga prokuroria.

‘Grupi hetimor ka qenë i devotshëm në kryerjen e veprimeve duke përfshirë dhe nxjerrjen e qëllimit të publikimit të këtyre të dhënave. Nga ana jonë deri në këto momente është zbuluar mekanizimi i ngjarje sesi këto të dhëna të përftuar kanë mundur të aksesojnë dhe ti përdorin. këto të dhëna janë shitur. Prokuroria është e vendosur të hetojë çdo lloj subjekti apo individ që kanë një qëllim të caktuar. Në raport se kush janë subjketet, janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit të cilët këto të dhëna personale i kanë përdorur për qëllime të punës së tyre. Jemi në fazën kur kemi punonjës shtetërore, që i kanë përdorur dhe shitur ato, dhe më pas për persona të tjerë që i kanë blerë.’- tha Imeraj

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *