Aktualitet
SKANDALOZE/ Fëmijë që qajnë, Bes Kallaku trondit me videon nga aeroporti…
Komediani Bes Kallaku, u ballafaqua me një situatë kaotike brenda në aeroplan, teksa po udhëtonte nga Milano për në aeroportin e Rinasit.
Ai tha se ai dhe udhëtarët e tjerë të kësaj linje, u ngujuan në aeroplan për 1 orë pa ajër të kondicionuar.
“Një tmerr nga linja Milano-Rinas. Një orë brenda në avion pa ajër të kondicionuar, trajtim si me qenë bagëti. Fëmijët e shkretë u torturuan, nuk hapin as derën për me marrë frymë. Tmerr të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi”, shkroi Kallaku.
Përveç tjerash, ai gjithashtu ndau edhe disa pamje të situatës kaotike brenda aeroplanit. Në një moment, aktori shpjegoi se iu desh të zbrisnin në pistën e aeroplanit për t’u freskuar.
“Situatë ma kaotike nuk kisha rastis ndonjëherë me këto linjat tona qe i ka fal Zoti!”, shkroi në postimin e tij në Instagram.