Kosova
SKANDALOZE/ Ja çfarë kërkon Isa Mustafa nga Albin Kurti, në lidhje me Trump
Në lidhje me ndryshimet politike ne SHBA, te kesa Donald Trump eshte rikthyer si president ne Shtepine e Bardhe, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se Kosova e ka patur mbeshtetjen e qeverise Trump 1 por ka pasur edhe kërkesa të cilat janë shpërfillur nga ata që sot janë në Qeverine 2 te Albin Kurtit, ne Presidencë dhe në Kuvend.
Sipas Mustafës, nëse sillemi si më parë, s’fitojmë asgjë, jo nga Donald Trump, por nga asnjë qeveri amerikane “siç edhe ndodhi me atë të Joe Biden”.
Ish-lideri i LDK-së tha se duhet të mbushim mendjen se problem jemi ne, as Trump dhe as Richard Grenell
Në Kosovë beri bujë të madhe fitorja e Donald Trump, pikërisht për shkak të disa deklarimeve që njerëzit e parë të shtetit kishin bërë për te dhe bashkëpunëtorin e tij të besueshëm, Richard Grenell.
Shumë prej liderëve kosovarë gjate kohes se fushates amerikane por edhe me pare, i kishin quajtur ata si “skandaloz” të cilat nuk duan askënd por që mendojnë vetëm për interesat e tyre.