Politike
Skandaloze/ Meta shpall divorcin për të luftuar mafien? Çfarë fshihet pas?
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat pas lajmit që dha dje se ka nisur procedurat për divorc nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Ai tha sot se për vendimin i kërkon falje fëmijëve dhe prindërve të tij.
Meta bëri me dije se marrëdhënia mes tij dhe Kryemadhit ka pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve. Ai ka shtuar se nuk po ndaht nga një grua për një grua tjetër, por për të mbushur kauzat për të cilat kjo marrëdhënie ishte kirjuar
Pjesë nga fjala e Metës
Marrëdhënie tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti-Meta të 17 majit të prindit1 dhe 2. Qëndrimet e saj në kah të kundërt me kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund dhe vendimi ynë i jep fund çdo vendimi të panevojshëm, mirëkuptoj çdo reagim të gjithkujt dhe përgjegjësitë e mia lidhen me qindra njerëz. Vendimet e mia i shërbejn përmbushjes së kauzave të mëdha, ky vendim nuk lidhet me raportin me të si grua dhe nënë e 3 fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat.
U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësime. I kërkoj ndjesë prindërve dhe të afërme më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës. E mora këtë vendim për të shkuar deri në fund betejës me mafien që shantazhin e ka natyrën më të egër dhe të ndyrë. Mafia ka dhunuar normat tona zakonore. Interesi kombëtar ka mbizotëruar në interesin tim 30 vite dhe asnjëherë ai familjar. E gjithë jeta ime i përkushtuar integrimit të Shqipërisë. Deri në kohën e si president u kërcënova të pranoj falsifikimet e Dvoranit. Jam përkushtuar rikthimit të sovranitetit kombëtar të popullit të 2 marsit. Do ta fitojmë betejën ndaj mafies ndërkombëtare.