Kronike
Skaner me para, në pranga mjeku dhe tekniku i imazherisë në QSUT
Një mjek dhe një teknik imazherie të cilët punonin në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, janë arrestuar nga policia e Tiranës. Mësohet se Nazmi Metali, mjek dhe dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie, u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit. Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit. Ndërsa hetimet proaktive drejtuar nga prokurori, Bledar Valikaj kishin nisur prej javësh dhe janë dokumentuar disa raste të korrupsionit. Nga hetimet rezulton se Nazmi Metali 63 vjeç dhe Astrit Mansaku, 51 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës u mundësonin qytetarëve të ndryshëm, bërjen e skanerit kundrejt shumave monetare në kundërshtim me rregulloren e spitalit për kryerjen e kësaj procedure.